DYLON

Selimi: Po manipulohet me ushtrinë e Kosovës

Selimi: Po manipulohet me ushtrinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është shprehur i pakënaqur me ecurinë e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

Ai ka thënë se që nga viti 2014, duke u nisur nga Qeveria Thaçi, Mustafa dhe tash kjo Haradinaj, kanë vazhduar të luajnë pingpong me FSK-në.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka thënë se që katër vjet vetëm është duke u manipuluar me formimin e ushtrisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Madje, sipas tij, përderisa Lista Serbe është determinuese në Kuvend dhe Qeveri, Kosova nuk do të ketë ushtri.

Selimi ka thënë se është optimizëm i rrejshëm që ushtria do të formohet së shpejti pasi, sipas tij, rrethanat politike dhe juridike nuk kanë ndryshuar.

Deputeti Selimi ka paralajmëruar një dinamike më të madhe të mbikëqyrjes parlamentare të Ligjit për FSK-në.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.