DYLON

Selimi: PDK-LDK në një autobusë drejt Tiranës

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur të hënën lidhur me takimin e dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Ai në emisionin e mëngjesit në RTK tha se takimi do të rezultojë me 11 marrëveshje.

“Është një ngjarje e rëndësishme. Do të nënshkruhen 11 marrëveshje të ndryshme protokolli. Vjet ka qenë e para në histori të shqiptarëve. Mbledhja e dytë sot, është mbledhje e cila tregon se çfarë është bërë në 11 muajt e fundit. Do të diskutohen shumë çështje, si a është rrit tregtia, ku mund të rritet ende”, ka thënë zëvendësministri.

EkoHigjiena

Sipas tij, qeveria, më konkretisht koalicioni PDK-LDK, ka bërë mirë që po udhëton me të njëjtin autobus drejt Tiranës.

“Është simbol i mirë, që koalicioni i përbashkët do të jetë në një autobus. Është qëllim i mirë, drejt prej Kosovës në Shqipëri”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.