• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Viti

Selimi: Komuna e Vitisë, përfituesja më e madhe e komunave të Kosovës nga fondet e MCC-së Amerikane për kokë banori

Redaksia 2LONLINE 14 Janar, 2022 4 min
 Selimi: Komuna e Vitisë, përfituesja më e madhe e komunave të Kosovës nga fondet e MCC-së Amerikane për kokë banori

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim znj. Caitlin Reichart, zv. drejtoreshë në MCC-në Amerikan për Kosovë dhe Petrit Selimin, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK).

Gjatë këtij takimi u bë me dije se së shpejti pritet të filloj implementimi i projektit për subvencionimin e shtesave për efiçencë të energjisë në ndërtesat e banimit.

Në kuadër të këtij projekti Komuna e Vitisë, do të përfitojë mbështetje financiare për riparimet e 3 ndërtesave banesore me qëllim të përmirësimit të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial, përmes Programit “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë-SEEK” të MFK-së.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në këtë takim theksoj se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për këtë komunë, pasi që fondet vijnë nga një shtet mik i Kosovës.

“ Më të vërtetë ky projekt ka një rëndësi shumë të veçantë, jo vetëm për faktin që është në interes të qytetarëve vitias, por që fondet e saj nga bashkë participimi vijnë prej popullit amerikan, një popull që gjithmonë ka qenë dhe është përkrah vendit tone”, u shpreh Kryetari Haliti.

Kurse Petrit Selimin, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, theksoi se kjo komunë, ka përfituar më së shumti nga fondet e MCC-së Amerikan, duke e llogaritur shumën për kokë banori. Selimi tha se me këtë projekt dhe punët që do të bëhen në banesat kolektive do të bëhet zvogëlimi i përdorimit të energjisë dhe kjo sipas tij do të ndikoj pozitivisht në mjedis dhe në jetën e qytetarëve.

Ndërkaq znj. Caitlin Reichart, zv. drejtoreshë në MCC-në Amerikan për Kosovë, u shpreh shumë e lumtur që është duke punuar në Kosovë, dhe që që sot ka vizituar komunën e Vitisë, për të cilën sipas saj ajo ka dëgjuar shumë fjalë të mira për qeverisjen komunale ne krye me z. Haliti.

Znj. Reichart gjithashtu tha se pret me padurim që të fillojnë implementimin e këtij projekti shumë të rëndësishme në këtë komunë. Kurse bëhet me dije se me këtë projekt do të bëhen intervenime të mëdha në tri ndërtesa kolektive në qytetin e Vitisë, si në renovimin e fasadës së jashtme, ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme, termoizolim të objekteve përfshirë edhe kulmet, investim në ngrohje qendrore si dhe në ndriçim efecient.

Gjithashtu u bë me dije se në kuadër të këtij projekti në një objekt kolektiv në Viti pritet të vendosën edhe panele diellore që do të ulë konsumin e shfrytëzimit të energjisë.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Besnik Imeri, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Xhelal Musa, Zyrtar komunal për efiçiencë të energjisë dhe koordinator i projektit. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Fondacionit të Mileniumit të Kosovës Komuna e Vitisë Petrit Selimi Sokol Haliti Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti mirëpriti delegacionin nga shteti i Iowa-s

4 Korrik, 2022
Info+

Fermerët që dorëzojnë grurë në qendrat e grumbullimit të marrin vërtetimin e

4 Korrik, 2022
Nacionale

Me vrapim në minimaratonën humanitare “Vrapo për Autizëm 2022” u shënua Dita

4 Korrik, 2022
Nacionale

Ministri Mehaj uroi për festen 4 Korrikut-Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022

Policia: Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

4 Korrik, 2022

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe “Posedim i narkotikëve’’

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave të bardha

3 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com