DYLON

Selimi i bindur se blloku LAN do t’i formojë institucionet e reja

Avatar photo Redaksia

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Fitim Selimi, ka thënë se nëse ndërkombëtaret i lënë të qeta partitë politike në veprimet e tyre, është i bindur se blloku LDK-AAK-Nisma do t’i formojë institucionet e reja dhe nuk ka asnjë arsye të shkohet në zgjedhje të reja.

Selimi në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se vendi nuk është në ngërç politik.

EkoHigjiena

“Nuk mendoj se ka ngërç politik, por jemi në një situatë kur blloku LDK-AAK-Nisma është i konsoliduar dhe e ka shumicën e cila mund t’i formojë institucionet e reja. Është PDK-ja ajo që s’po arrin t’i bëjë votat për t’i formuar institucionet”, ka thënë Selimi, i cili i ka sugjeruar PDK-së të kalojë në opozitë dhe ta vazhdojë misionin e saj duke e kontrolluar punën e opozitës.

“PDK-ja me çdo kusht po insiston ta mbajë pushtetin por, pasi nuk i ka numrat, është mirë të kalojë në opozitë”, është shprehur Selimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.