DYLON

Selimi-bashkëluftëtarëve: Thuani jo gjykatës

Avatar photo Redaksia

Deputeti i VV dhe ish eprori i UÇK-së Rexhep Selimi ka thënë se janë gënjeshtra se OKB mund të formojë Gjykatën Speciale. Sipas tij nëse në OKB ka armiq të pavarësisë njëjtë ka edhe në Kuvend ka kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës e që sipas Selimit janë dhjetë deputetët e Srpskas.

Selimi tha se lufta e drejtë e UÇK-së nuk ka njolla. “Ajo është e pastër këtë e kanë vërtetuar gjykatat si jashtë po ashtu edhe brenda”, tha Selimi.

EkoHigjiena

Sipas tij ai nuk i kupton disa nga kolegët e tij që të njëjtit janë kundër raportit të Martyt dhe të njëjtit janë për gjykatën që ndërtohet në bazë të raportit të Martyt.

Selimi ka thënë se nëse kolegët nga LDK-ja mendojnë se duke votuar Gjykatën mund ta largojnë Thaçin nga politika e kanë gabim.

Selimi tha se luftëtarët e UÇK-së nuk kanë frikë për veti por për qytetarët e Kosovës dhe këtë duhet ta bëjnë duke refuzuar këtë padrejtësi.

http://botasot.info/kosova/386488/haradinaj-kuci-ishte-pjese-e-dallavereve-per-gjykaten-speciale-kuci-edhe-haradinaj-ishte-pjese-e-ketij-procesi-foto/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.