Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit e ka vlerësuar pedagogun Selim Muja, si njeriun pozitiv e me përplot përkushtim, i cili rrjedh prej një familje intelektuale dhe me arritje, të cilët ishin frymëzim për shumë breza.
Ismajli tha se Selim Muja, ishte pedagog i Edukatës Fizike, i cili rrugëtimin e tij prej profesori, e filloi si 24 vjeçar, ku punoi për 7 vite në Kamenicë, 6 vite në Dobërçan, dhe, 28 vite në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi”.
“Profesor Selim Muja, ishte një ndër themeluesit e KF Kika të Hogoshtit në vitin 1974, i cili u rreshtua për 10 vite në këtë klub. Ishte një sulmues i denjë, i cili e tregonte vetën në fushën e gjelbër. Poashtu, për një kohë, ishte edhe trajner i grup moshave të reja të KF Gjilanit. Nga veprimtaria e tij prej një trajneri të suksesshëm, kanë dalë shumë talent të rinj, të cilët ishin emra të mëdhenj të ekipeve tona”, ka thënë ismajli, transmeton Portlai 2LONLINE.com.
Sipas tij, Muja përgjatë shërbimit si pedagog, por, edhe si trajner e futbollist, ishte njeri i cili është shpërblyer për sukseset dhe të arriturat e tij. Nxënësit e tij, shpeshherë janë shpërblyer dhe kanë zënë vene të rëndësishme Republikane.
“Veprimtaria e tij intelektuale në investimin në gjenerata, ka bërë që ky emër i madh të jehojë gjatë në mendjet e shëndosha të të gjithë nxënësve dhe sportdashësve, të cilët e njohin kontributin e tij të veçantë”, ka përfunduar nënkryetari Ismajli, që ishte në vizitë te Muja. /2LONLINE.com/