DYLON

Selami Zylfiu nderohet me mirënjohje për kontributin në shërbimin civil

Selami Zylfiu nderohet me mirënjohje për kontributin në shërbimin civil
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit për Buxhet dhe Financa, njëherës zyrtar certifikues në kuadër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Kamenicës, Selami Zylfiu, është nderuar me mirënjohje nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij në shërbimin civil.

Në ceremoninë e mbajtur në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, mori pjesë edhe nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, e cila shoqëroi zyrtarin Zylfiu në këtë ngjarje të rëndësishme.

EkoHigjiena

Mirënjohja për Selami Zylfiun u nda nga Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të institucioneve qendrore, përfshirë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili vlerësoi lart punën e zyrtarëve të dekoruar, duke theksuar se angazhimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve publike.

Selami Zylfiu ka një përvojë të gjatë në sektorin e financave dhe njihet për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përkushtimin e tij në kryerjen e detyrave, duke dhënë një kontribut të çmuar në administratën publike.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.