DYLON

Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen tre të dyshuar

Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen tre të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Prishtinë, 15dhjetor 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot rreth orës 02:30, në lagjen Dardania në Prishtinë, zyrtarët e stacionit policor Jugu kanë arrestuar tre persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve :

EkoHigjiena

mariuhane 3.8 gram,

kokainë 0.2 gram,

19 tableta ekstazi, si dhe

-mulli për bluarje,

-qese per paketim të narkotikëve e

-fleta për mbështjellje të narkotikëve.

Personat e dyshuar ;

• V. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

• E. J, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që i dyshuari:

• R.M, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit.

Ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Blereje, posedim,shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.