DYLON

Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen të dyshuarit

Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen të dyshuarit
Avatar photo Redaksia

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

Kësisoj, më datë 07.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Kadri Halimi” në Prishtinë, policia pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll të personave ndaj dy të dyshuarve, duke i kapur në flagrancë, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

EkoHigjiena

Të dyshuarit;

A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

​K. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një bastisjeje në rrugën “Tom Lantosh” në Hajvali.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkaq i dyshuari i dytë është proceduar më tej. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.