DYLON

Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen dy persona

Sekuestrohet substancë narkotike, arrestohen dy persona
Avatar photo Redaksia

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 02:30, në rrugën “Flaka e janarit” në Prishtinë, nga njësitet e stacionit veriu.

EkoHigjiena

Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj dy personave të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana) dhe një sasi heroinë.

Personat e dyshuar:

• A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

• ​S. I, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari S.I është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, pasi ndaj tij ka rezultuar aktive një urdhërrsë e gjykatës, ndërkaq i dyshuari A.B, është proceduar më tej, thuhet në komunikatën e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.