DYLON

Sekuestrohet mall i kontrabanduar dhe arrestohet një person për “kalim të paautorizuar të kufirit”

Sekuestrohet mall i kontrabanduar dhe arrestohet një person për “kalim të paautorizuar të kufirit”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës sekuestron mall të kontrabanduar dhe arreston një person për ‘kalim të paautorizuar të kufirit’

Policia e Kosovës, ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-NjNSh Veri, Departamenti për Kufi, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme policore, në ruajtjen e kufirit shtetëror dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, me datën 16.04.2026 rreth orës 20:05, në rrugën ilegale ndërmjet fshatrave Beluqe-Rvatska -Leposaviq kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga territori i Serbisë, duke ndaluar automjetin me vozitës P. S. (2002), të ngarkuar me mallra të ndryshme:

EkoHigjiena
  • 38 pako me gjithsej 760 shishe me pije alkoolike/birra,
  • 2 pako pije,
  • 2 pako korneta.

Me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vijës kufitare’, kurse automjeti dhe malli i kontrabanduar janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë, për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës.

Personi i dyshuar lirohet pas intervistimit dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.