DYLON

Sekuestrohen rreth dhjetëmijë franga zvicerane që dyshohet të jenë të falsifikuara

Sekuestrohen rreth dhjetëmijë franga zvicerane që dyshohet të jenë të falsifikuara
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të një operacioni policor, në rrugën Prishtine –Ferizaj, në hyrje te Prishtinës, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër persona.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë:

· R.S. lindur me 1963, m/sh/k,
· A.S. lindur me 1975, m/sh/k,
· Y.B. lindur me 1983, m/sh/k dhe
· M.F. lindur me 1976, m/sh/k.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej 5 (pesë) franga zvicerane – metalike dhe monedha prej 2 (dy) euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Sasia e monedhave të sekuestruara është:

1994 x 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane,
8 x2 EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe
vetura e përdorur në rast.

Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur 2 (dy) armë – revole.

Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, 4 (katër) të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.