DYLON

Sekuestrohen rreth 15 kilogramë substancë narkotike, arrestohen dy të dyshuar

Sekuestrohen rreth 15 kilogramë substancë narkotike, arrestohen dy të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Komunikatë e përbashkët me Policinë e Kosovës

Sekuestrohen rreth 15 kilogramë substancë narkotike, arrestohen dy të dyshuar

EkoHigjiena

Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Aksioni i realizuar sot në Komunën e Ferizajt, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit,

Kryeprokurorit të PSRK-së, si dhe njësive të Policisë së Kosovës, është rezultat i një hetimi të gjatë mbi dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë.

PSRK-ja, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.