DYLON

Sekuestrohen produkte të dyshuara të falsifikuara në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës

Sekuestrohen produkte të dyshuara të falsifikuara në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës.

Në njoftimin e Doganës thuhet se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare. Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro.

EkoHigjiena

Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik. Rasti mbetet nën hetime, thuhet në fund të njoftimit të Doganës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.