DYLON

Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme telefonash të rinj të padeklaruar

Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme telefonash të rinj të padeklaruar
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit në terren, njësitë e Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një kontroll në një subjekt ekonomik në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në një nga bodrumet e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako, e cila pas hapjes ka rezultuar të përmbajë një sasi të konsiderueshme telefonash të rinj të padeklaruar. Pala nuk ka ofruar asnjë dokumentacion për origjinën e mallit.

EkoHigjiena

Sasia e gjetur dhe sekuestruar është si vijon:

• 19 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A26 5G

• 21 copë telefona mobil të mençur SAMSUNG GALAXY A16

• 1 copë tablet SAMSUNG GALAXY TAB A9+ 5G

Në total janë sekuestruar 41 pajisje të reja elektronike. Sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore, duke u plotësuar dokumentacioni përkatës.

Dogana e Kosovës do të vazhdojë me procedurat administrative dhe hetimore lidhur me këtë rast. Kontrolli i tregtisë ilegale dhe mbrojtja e tregut të brendshëm nga mallrat e padeklaruara mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.