DYLON

Sekuestrohen mbi katër kg substancë narkotike

Avatar photo Redaksia

(2ONLINE) –  Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësia në Gjilan, në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale ka konfiskuar mbi katër kilogramë substanca narkotike, si dhe ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar. Rasti ka ndodhur në fshatin Germovë,Komuna Viti,

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit, ka thënë se me autorizimin e gjykatës kompetente hetuesit policorë kanë realizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, operacion ky që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, si dhe sekuestrimin e gjashtë paketimeve me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.

EkoHigjiena

Hashani tha se pasi është bërë matja e substancës narkotike ka rezultuar të peshojë 4.917 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

I tërë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të shtetit.

Lidhur me rastin janë sekuestruar si dëshmi:një veturë e llojit Opel Astra, gjashtë paketime me substancë narkotike, dy telefona celularë

Me vendim të prokurorit personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.