Drejtoria e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar, vë në pranga dy persona të dyshuar për “fajde” dhe “detyrim’, sekuestrohen armë dhe para.
Sot me datë 13.06.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtine – Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajde” edhe “Detyrim”.
Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:
- Katër mijë (4000) euro
- Tri (3) revole
- Një (1) armë e gjatë
- Katër (4) karikatorë
- Njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë
- Një (1) automjet
- Tre (3) telefona mobil
- Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale.
Personat e dyshuar, pas intervistës me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim për 48 orë. /2LONLINE/