DYLON

Sektori i Pylltarisë tashmë kalon nën udhëheqjen e Agjencionit Pyjor të Kosovës

Sektori i Pylltarisë tashmë kalon nën udhëheqjen e Agjencionit Pyjor të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale për Bujqësi e Pylltari, Gjilan ka bërë me dije se pas 13 vitesh nën udhëheqjen e Komunës së Gjilanit, sektori i Pylltarisë tashmë kalon nën udhëheqjen e Agjencionit Pyjor të Kosovës.

Në njoftimin e drejtorisë thuhet tutje:

EkoHigjiena

Në vitin 2010, Agjencioni Pyjor i Kosovës ka transferuar disa kompetenca të deleguara nëpër komunat e Kosovës, ku edhe sektori i Pylltarisë në Komunën e Gjilanit ka funksionuar në kuadër të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari. Nga muaji shkurt Sektori i Pylltarisë kalon nën udhëheqjen e Agjencionit Pyjor të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë këtyre 13 viteve sektori i Pylltarisë, si pjesë e Drejtorisë së Bujqësisë, në kuadër të Komunës së Gjilanit, ka pasur sukseset e veta në mbrojtjen e pyjeve në Komunën e Gjilanit, ku është shpallur dhe regjioni më i suksesshëm në tërë Kosovën.

Gjatë këtyre dy viteve sa jam në krye të kësaj drejtorie kemi pasur bashkëpunim të mirë me gjithë stafin e këtij sektori, kemi arritur të përkujdesemi për pyjet e Komunës së Gjilanit, përkundër vështirësive të shumta të paraqitura në terren në ballafaqim me prerësit ilegalë. Kërcënimet, frikësimet e shumta nga prerësit ilegalë nuk kanë arritur të na zmbrapsin nga qëllimet për realizimin e objektivave në mbrojtjen dhe përkujdesin e pyjeve në pronësi private e shtetërore.

Si drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ju dëshiroj punë të mbarë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural shpresoj të kenë përkrahjen e saj për vazhdimin dhe realizimin e objektivave të këtij sektori! Duke u bazuar në profesionalizmin e pylltarëve dhe stafit teknik të këtij sektori, besoj që puna e sukseset e tyre nuk do të ju mungojnë, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale për Bujqësi e Pylltari – Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.