DYLON

Sekretarja e Energjisë së SHBA-ve i shprehë përkrahjen Ministres Rizvanolli

Sekretarja e Energjisë së SHBA-ve i shprehë përkrahjen Ministres Rizvanolli
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji, të organizuar nga Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Ministrinë e Klimës dhe Ambientit të Polonisë dhe Qendrën Globale të Energjisë të Këshillit Atlantik. 

Në këtë forum Kosova është përfaqësuar për herë të parë në mesin e 22 shteteve evropiane, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. 

EkoHigjiena

Gjatë Forumit, Ministrja Rizvanolli është takuar me Sekretaren e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Jennifer Granholm. 

Gjatë takimit, u theksua se Kosova dhe SHBA-të kanë gatishmëri dhe mundësi bashkëpunimi në fushën e energjisë. Sekretarja Granholm i ka shprehur Ministres Rizvanolli përkrahjen e saj dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e Qeverisë, duke përfshirë këtu përpjekjet për sundim të ligjit e luftës ndaj korrupsionit.

Tutje, gjatë fjalimit mbyllës të Forumit, Sekretarja Granholm ka përshëndetur pjesëmarrjen e Kosovës në këtë partneritet. Ajo ka shtuar që gjatë javës së ardhshme, Qendra e Hulumtimit Amerikane, Argonne Laboratory do të vizitojë Kosovën, specifikisht KOSTT-in, për studime potenciale për adaptim të rrjetit për mbrojtje nga sulmet kibernetike dhe ngrohja globale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.