DYLON

Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s viziton Kosovën

Avatar photo Redaksia

Kosovën, gjatë ditës së sotme do ta vizitoj sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.Gjatë ditës, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.

Takimi me Jahjagën do të zhvillohet në kabinetin e Presidentes në orën 11:15. Stoltenberg, do të takohet po ashtu edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi me Thaçin, do të zhvillohet në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës në orën 13:30.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo. Ai do të takohet edhe me trupat e KFOR-it dhe përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm pritet të ketë takim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.