Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu, ka kërkuar nga vendet anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë në një të ardhme të afërt, pasi mbi 30 vende tashmë e kanë marrë këtë vendim.
Sekretari Ihsanoglu këto komente i ka bërë në Sesionin e 40-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm që po mbahet në Republikën e Guinesë Conakry.transmeton RTK.
“Ka shumë sfida para nesh. Jo vetëm për vendet tona por edhe Organizatën që e përfaqësojmë. Më duhet ta them se është koha për njohjen e Kosovës. Tani mbi 30 vende të kësaj organizate e kanë marrë vendimin për njohjen e pavarësisë”, ka thënë Ihsanoglu.
Në këtë Samit po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj,