DYLON

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), prof. dr. Isak Shabani, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, nëpërmjet të cilës synohet rritja e bashkëpunimit reciprok në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, rritja e kërkimit shkencor dhe trajnimeve praktike.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, z.Dugolli u shpreh se kjo marrëveshje krijon një urë të qëndrueshme mes institucioneve shtetërore dhe akademisë, në shërbim të avancimit të kapaciteteve vendore në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

EkoHigjiena

“Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen – në ngritjen e kapaciteteve, rritjen e ekspertizës vendore dhe krijimin e një mjedisi ku teknologjia shfrytëzohet për mbrojtje, zhvillim dhe progres”, u shpreh mes tjerash Sekretari i Përgjithshëm i MM-së.

Me këtë marrëveshje krijohen mundësi të reja për studentët dhe profesionistët e rinj që të angazhohen në projekte konkrete dhe laboratorë praktikë, duke forcuar rolin e vendit në ekosistemin global të sigurisë dhe inovacionit teknologjik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.