/2L ONLINE/ – Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për çështjen e Ecohigjienës, po vazhdon, e pas fjalës së përfaqësuesit të partnerit privat Gerhard Dummer, fjalën e ka marrë Hamdi Sejdiu, në emër të punëtorëve të Ecohigjienës, i cili nuk është pajtuar me fjalët e Dummer-it, duke thënë se pikërisht janë ata që e uzurpuar kompaninë e jo ne (punëtorët). Ai po ashtu tha se nuk qëndrojnë deklarimet e Dummer-it se nuk ka pas largime të punëtorëve. Sejdiu tha se prej vitit 2012, 25 punëtorë janë larguar nga puna dhe 33 punëtorë të tjerë janë nëpër gjykata me kallëzime penale nga ana e këtij menaxhmentit.
Po ashtu, Sejdiu tha se është pikërisht menaxhmenti që nuk po i respekton ligjet, madje as ato bazike. Të padrejtë janë edhe ndaj atyre punëtorëve që kanë përvojë me dhjetëra vite në këtë kompani. Madje ai përmendi se kontrata tre mujore e gjashtë mujore u bëhen edhe punëtorëve që kanë mbi 20 vjet përvojë pune në këtë kompani.
Sejdiu tha se ky menaxhment nuk respekton as raportin e inspektorati të punës që flet për shuamë shkelje nga ana e këtij menaxhmenti dhe urdhëron menaxhmentin që të bëjë kontratat konformë ligjit të punës si dhe i cilëson të paligjshme aktvendimet për largimin e punëtorëve nga puna.
Sa i përket lavdërimetde përfaqësuesve të menaxhmentit, për mbeturinat e grumbulluara dhe inkasimin e mirë, Sejdiu tha se kjo është meritë e punëtorëve.
Madje, ai tha se nuk ka kushte të mira punës dhe mbeturinat largohen edhe me dorë nga ana e punëtorëve.
Sejdiu në emër të punëtorëve të Ecohigjiena, u ka bërë thirrje kuvendarëve ta diskutojnë këtë çështje në detaje dhe të mundohen t’i jepni zgjidhje, sepse punëtorët vërtetë janë në gjendje shumë të keqe. Seanca po vazhdon me diskutues të tjerë. /2L ONLINE/