DYLON

Seferi mbron titullin

Avatar photo Redaksia

Nuri Seferi mbrojti me sukses gjerdanin e tij të artë në versionit WBO në peshën Cruiser pas fitores me francezin Steve Herelius, pas shtatë raundesh si pasojë e skualifikimit të kundërshtarit të tij.

Dy raundet e para ishin më të mira për Seferin, që e mbështeti pas litërve kundërshtarin, por Herelius rezistoi pasojë dhe e gjatësisë së tij. Francezi, që kishte humbur tre ndeshjet e tij të fundit në ring me K.o, u kundërpërgjigj në raundin e tretë, që ishte më i mirë për francezin, ndërsa raundi i katërt ishte më i luftuari.

EkoHigjiena

Gjithsesi Seferi u duk se kishte harxhuar më shumë energji dhe në raundin e pestë ishte francezi që lëshoi më shumë goditje. Në raundin e shtatë, Seferi i shkaktoi dhe një carje mbi vetull 37-vjecarit, që nxehu duelin mes të dyve, aq sa dhe gjyqtari nuk i shpëtoi grushtit, duke ndëshkuar Herelius që të shkojë në qoshen e tij duke i dhënë ndeshjen Seferit, që mbrojti gjerdanin e artë në peshën Cruiser.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.