Projekti SEEK- “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”, do të investoj në tre objekte banimi kolektiv në komunën e Vitisë.
Kjo u bë e ditur sot në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes mes përfaqësuesve të SEEK-ut dhe zyrës së projekteve të komunës së Vitisë, që do të bëhet përmes projektit BB/MEA “Krijimi i Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi”, që është vazhdim I pilot -projektit të zbatuar në 2020.
Ky projekt ka pasur për qëllim të nxit formimin e shoqatave të pronarëve të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi, për të mbështetur rritjen e nivelit të mirëmbajtjes së tyre, si dhe rinovimin e këtyre ndërtesave me qëllim të përmirësimit të efiçiencës së energjisë (EE).
Me këtë rast, në komunën e Vitisë është arritur të analizohet gjendja faktike në 3 ndërtesa, të kryhet auditimi i energjisë, si dhe të bëhet hartimi i projekteve inxhinierike të detajuara të masave të EE dhe planet e financimit për secilën ndërtesë. /2LONLINE.com/