Secila qeveri komunale që vije duhet t’i realizojë kërkesat e ligjshme dhe legjitime të OVL-UÇK-së

Secila qeveri komunale që vije duhet t’i realizojë kërkesat e ligjshme dhe legjitime të OVL-UÇK-së

/shpalosja e projektit mbështetet fuqishëm nga kategoritë e dala nga lufta/

Ceremonia e shpalosjes së Projektit të Organizatës, e mbajtur sot në Teatrin e Qytetit të Gjilanit dhe e mbështetur nga familjet e dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare, faleminderit edhe një herë për mbështetje masovike!

Ne, organizatat e dala nga Lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kemi vendosur që të jemi unik dhe të pakompromis për të mbrojtur vlerat e luftës dhe bartësve të saj, interesat legjitime të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Gjatë këtyre 18 viteve të pasluftës, jemi mësuar që emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të lavdishme të lakohet vetëm për interesa të politikave ditore. Jemi dëshmitarë që në çdo fushatë elektorale të dëgjojmë premtime nga më të ndryshme për përmirësim të gjendjes ekonomike dhe benificioneve tjera që do të gëzojnë veteranët, familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por këto premtime mbetën vetëm premtime, me përjashtim që ka përfituar ndonjë individë nga këto kategori.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nxjerr Ligjin nr. 04/L-054 si dhe Ligjin nr. 04/L-261 me të cilat ligje mbron dhe garanton të drejtat e Veteranëve, familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne asgjë nuk kërkojmë më shumë, le të zbatohen këto ligje.

Si komunitet i fuqishëm elektoral, ne organizatat e dala nga lufta mund të lidhim kontratë parazgjedhore, nëse për këtë kemi ndonjë ofertë serioze nga subjektet që janë në garë zgjedhore. Jemi te hapur për të gjitha partitë politike në nivel lokal në komunën e Gjilanit!

Ju bëjë thirrje Komandantit të ZOK’ut z.Ahmet Isufi dhe zv.Komandantit  z.Shemsi Syla ta mbështesin projektin e Organizatës!

Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës,
Respekt për të gjithë ata që ishin pjesë e saj
Lavdi Dëshmorëve.
Gjilan, 20.09.2017
Sinqerisht,
Jeton Sherifi,
Kryetar i OVL-UÇK-së, Dega në Gjilan

KOMENTE