DYLON

Sebastian Kurz nesër në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, nesër do të qëndrojë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me liderët institucionalë vendorë.

Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga ambasada e Austrisë në Prishtinë. Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ndodhet në një vizitë disaditore në vendet e Ballkanit. Ai sot viziton Shqipërinë. Ndërkaq dje ka qëndruar në Beograd. Gjatë takimeve me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe homologun e tij serb Ivica Daçiq, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, u ka kërkuar atyre që Serbia të intensifikojë dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën, si një nga kushtet për anëtarësimin e saj në BE.

EkoHigjiena

http://www.rtklive.com/?id=2&r=58737

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.