DYLON

Seancë solemne për Ditën e Evropës dhe komunës së Bujanocit, mirënjohje për BE-në

Seancë solemne për Ditën e Evropës dhe komunës së Bujanocit, mirënjohje për BE-në
Avatar photo Redaksia

Me një seance solemne kuvendi komunal i komunës së Bujanocit kremton ditën e këtij institucioni e cila përkon me ditën e Evropës dhe morën pjesë këshilltarët dhe anëtarët këshillit komunal.

Kryetari i kuvendit komunal, Adnan Salihu uroi të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit për ditën e Komunës, shkruan Titulli.com.

“Uroj të gjithë qytetarët e komunës për ditën e komunës së Bujanocit ditë kjo që përkon edhe me ditën e unionit Europian. Vlerat dhe liritë e bashkimit evropian duke shtuar se të gjithë duhet të angazhohen në arritjen e këtyre vlerave shumë të nevojshme edhe për komunën tonë”, u shpreh Salihu

EkoHigjiena

Me një fjalim përshëndetës dhe një propozim konkret foli edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Me këtë seancë ne po e shënojmë fillimin e një historie të re pasi që është edhe hera e parë që kjo ditë po shënohet në komunën e Bujanocit. Ne jemi një komunitet multietnik, komunitet i cili përbëhet nga tri bashkësi etnike shqiptarët, serbët dhe romët dhe secila bashkësi etnike i ruan specifikat e veta dhe pikërisht kjo e përbën Evropën dhe prandaj ne e synojmë atë”, theksoi Kamberi.

Kryetari i komunës së Bujanocit propozoi që kuvendi komunal të ndajë edhe një mirënjohje për delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi i cili projektet e veta po aplikon demokratizim dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme.

Mirënjohja e propozuar nga kryetari i komunës së Bujanocit u aprovua nga shumica e këshilltarëve komunal ndërsa seanca u bojkotua nga opozita shqiptare.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.