Është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, e thirrur me të vetmen pikë të rendit të ditës, për shqyrtimin e rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2019.
Përgjegjësi I sektorit të tatimit në pronë, Mifail Azizi dhe drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, ka dhënë hollësi rreth këtij propozim rregulloreje, ndërkohë që këshilltarët komunal kanë dhënë propozime dhe vërejtjet e tyre, rreth taksës por edhe klasifikimit të pronave ë bazë të zonave kadastrale.
Me gjithë vërejtjet që u paraqitën, kjo rregullore u aprovua me shumicën e votave të këshilltarëve.