DYLON

Seancë e jashtëzakonshme për projekte të rëndësishme

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kamenicës të cilën e udhëhoqi kryesuesi Bajram Dërmaku.e ku u shqyrtua pika e vetme e rendit të ditës, propozim-projekti Sh.06 Nr. 4411 dt:10.02.2015, për investime kapitale, të cilat realizohen në bashkëpunim me IPA -në , dhe MAPL-në.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi,komuna i ka propozuar këto tri projekt- propozime, siç janë:
a) Asfaltimi i rrugëve lokale në Kopërnicë ( pjesa e dytë)
b) Punimi i parkut prapa banesave në Kamenicë
c) Rregullimi i shtratit të përroit të Rubocit në Kamenicë

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës Begzad Sinani foli për rëndësinë e këtyre projekteve, dhe dha arsyetimin të cilat janë të interesit të përgjithshëm, dhe ndikojnë në përmirsimin e infrastrukturës së komunës.

Ndërkaq,sipas drejtorit të urbanizmit Ilir Kastrati, këto projekt propozime janë plotësisht në harmoni me planin zhvillimor urbanistik.

Disa këshilltarë komunal, patën vërejtje për mos sigurimin e materialit plotësues për këto propozim -projekte. Megjithatë, njëzërit i aprovuan këto propozim projekte, të cilat do t’i dërgohen MAPL-së. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.