DYLON

Seanca solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së: Fjala e Bujar Nevzatit

Seanca solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së: Fjala e Bujar Nevzatit
Avatar photo Redaksia

Seanca solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së: Fjala e Bujar Nevzatit, anëtarit të Kuvendit komunal të Gjilanit (Partia Demokratike e Kosovës PDK)

Njëzetë e shtatë vjet më parë në Prekaz, Jasharët me Komandantin legjendar Adem Jasharin në ballë u bënë modeli më i jashtëzakonshëm që ishte parë ndonjëherë në luftën për liri.

EkoHigjiena

Më 5,6 e 7 Mars, njëzetë e shtatë vjet më parë në Prekazin e Jasharëve mori frymë Liria e Kosovës; mori hov rrita e UÇK-s, dhe shqiptarët kudo, gjetën modelin që duhej ndjekur për të jetuar si njerëz të lirë në atdheun e lirë.

Kosova e Jasharëve të Prekazit e qindra heronjve të tjerë, tashmë shtet i pavarur e demokratik, secilit hap e veprim të saj duhet t’i vëjë përballë heroizmin e Jasharëve, sepse vetëm po e pamë madhështinë e heroizmit e aktit flijues të tyre do të jemi të sigurt në veprimet tona sot dhe kurdo.

Kosova, njëzetë e shtatë vjet pas rënies heroike të Jasharëve ende ka nevojë për frymëzimin që ata falin; ende ka nevojë ta ndjejë zgjuar ëndrrën e tyre; ende ka nevojë për dritën që ata falin.

Kosova pa Ademin e Hamzën; pa UÇK, do të ishte së paku pa LIRINË e saj, prandaj t’i kujtojmë e nderojmë, t’u falemi e falënderohemi për secilën ditë liri që e gëzojmë. T’u përkulemi të rënëve e të nderojmë të gjallët që ende paguajnë çmimin e lirisë tonë.

Lavdi e përjetshme Jasharëve e Prekazit!

Lavdi e përjetshme UÇK-s!

Ju faleminderit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.