DYLON

Së shpejti zjarrfikësit vitias do të kalojnë në objekt të ri

Së shpejti zjarrfikësit vitias do të kalojnë në objekt të ri
Avatar photo Redaksia

Kanë filluar punimet e fazës së dytë për ndërtimin e objektit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti.

Për të parë nga afër nisjen e punimeve në këtë objekt, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Basri Aliu, kanë vizituar atë dhe janë informuar rreth punimeve që do të kryhen.

EkoHigjiena

Punimet e fazës së dytë që parasheh finalizimin e projektit për një periudhë dy mujore, vjen pas marrëveshjes së nënshkruaj ditë më parë mes Komunës së Vitisë dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME) .

Kryetari Haliti u shpreh se komuna e Vitisë, duke u bazuar në nevojën e përfundimit sa më të shpejt të objektit të Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, në vazhdimësi jemi angazhuar me takime intensive që të gjendet një zgjidhje që finalizimi i këtij objekti të bëhet sa më parë dhe për këtë ata e kanë parë të arsyeshme që të bashke financojmë në këtë projekt.

“Më të vërtetë është shumë e rëndësishme që objekti i zjarrfikësve në Viti të përfundoj sa më parë”, tha kryetari Haliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.