DYLON

Së shpejti ri funksionalizohet ujësjellësi në Skifteraj

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Institucionet komunale, respektivisht kryetari i komunës Sokol Haliti së bashku me këshillin e fshatit Skifteraj, kanë arritur një marrëveshje me kompaninë energjetike KEDS dhe kompaninë rajonale Hidromorava që të funksionalizohet rrjeti I ujësjellësit në fshatin Skifteraj të Vitisë.

Pikërisht për këtë problem, është takuar këshilli i fshatit me kryetarin Haliti i cili ka konfirmuar garancat që ka dhënë se duhet sa më parë të fillojë furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e këtij fshati.

EkoHigjiena

“Të gjithë duhet dhënë kontributin që familjet e fshatit Skifteraj të mos e ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm. Ky është edhe premtim i  imi dhe dua që të konkretizoj në mënyrën më të mirë të mundshëm, andaj shpresojmë që do të vazhdojmë me realizim të zotimeve tona edhe nëpër lokalitetet tjera”, u shpreh Haliti.

Në këtë takim me përfaqësuesit e këshillit të fshatit, u vendos që të zhvillohet edhe një takim i kryetarit dhe kopanisë Hidromorava me banorët e fshatit Skifteraj.

Ndërkohë, siç bëri të ditur përgjegjësi i kompanisë Hidromorava Njësia në Viti Kemur Mustafa, së shpejti do të filloj edhe vendosja e orëmatësve të ujit si dhe regjistrimi I konsumatorëve të cilët kyçen në rrjetin e ujësjellësit.

Ai njoftoi se këto punime mund të zgjasin rreth 1 muaj dhe pastaj të filloj së furnizimi I banorëve me ujë të pijshëm./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.