/2L ONLINE/ – Veprimtarinë e saj prej njëmbëdhjetë vitesh, Qendra Rajonalë për Trashëgimi Kulturore të Gjilanit, do ta kurorëzojë më një botim që i ka munguar kësaj krahine të Kosovës, Anamoravës. Libri që së shpejti do ta sheh dritën titullohet “TRASHËGIMIA KULTURORE E RAJONIT TË GJILANIT dhe, i përmbledh në vete gjetjet dhe ndriçimet e deritashme , që nga prehistoria e deri në ditët tona.
Sabit Rrustemi, zyrtar për promovim, ka bërë të ditur se përmes dhjetë kapitujve, për herë të parë në mënyrë më të plotë, shpërfaqen gjurmët e gjetjeve arkeologjike që nisin me Nekropolin tumular të Llashticës, pastaj Kalanë e Pogragjës si dhe kishat paleokriistinae të Paldenicës, Laçit, Rezhanës e Seçishtes, po edhe të Kishës së Shën Varvarës në Kmetoc, manastirin e Moçarit në Kamenicë dhe të Manastirit të Shën Mëhillit në Buzovik të Vitisë.
Sipas tij, kapitujt dy dhe tre përqendrohen në objektet e kultit të krishterë dhe atij islam, objekte këto si më të hershme, të ruajtura deri në ditët e sotshme dhe të përshkruara në detaje, të cilat falë edhe përkujdesjes së kësaj Qendreje, gjenden nën mbrojtje të përkohshme të shtetit.
“Një grup autorësh, në krye më arkeologun e ardhshëm, Sherafedin Kadriun, një vëmendje të posaçme, ua ka përkushtuar edhe objekteve publike dhe atyre banesore, të cilat i shpëtuan dhëmbit të kohës dhe sot gjithashtu gjenden nën mbrojtje të përkohshme si dëshmi e mënyrës së zhvillimit të jetës shoqërore dhe individuale nëpër kohë”, ka thënë Rrustemi.
Sipas tuj, kapitujt gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë,rishfaqin mesazhe shpirtërore, qoftë përmes një studimi rreth qytetit antik të Damastionit, vend ndodhja e të cilit supozohet të ketë qenë në këtë pjesë të Kosovës,pastaj eksponateve të shumta dhe të ndryshme, të gjetura në këto hapësira si dhe disa anekdotave të mbledhura e të shkruara ashtu siç i ka ruajtur ky popull i kësaj krahine.
Kapitujt dhjetë dhe njëmbëdhjetë, vënë në pah investimet e deritashme kapitale në këtë trashëgimi kulturore, sado simbolike qofshin ato si dhe ndërhyrjet emergjente në një pjesë të objekteve të mbrojtura, të cilat kanë ndodhur falë një menaxhimi të mirë të drejtorit të kësaj Qendreje, Arton Hoxhës si dhe mbështetjes së institucioneve qendrore e lokale po edhe të CWB ( Trashëgimisë kulturore pa kufij), mbështetje që në të ardhmen do duhej shumëfishuar.
Pjesë e këtij libri është edhe lista e objekteve të kësaj krahine që përfshinë 12 komuna e që janë në mbrojtje të përkohshme të shtetit, pastaj fotografi të shumta e vizatime grafike të objekteve të cilat meritojnë një studim të mëtejmë nga arkeologë, arkitektë e njohës të kësaj fushe, ka thënë Sabit Rrustemi, zyrtar për promovim. /2L ONLINE/