DYLON

Së shpejti nisin konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje

Së shpejti nisin konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, ka nisur projektin për të bërë buxhetimin me pjesëmarrje.

Në këtë diskutim ishin drejtorë e zyrtarë të komunës, ku u diskutua rreth organizimit të konsultimeve me qytetarë.

EkoHigjiena

Kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të  përfshihen në vendimarrje për projektet lokale.

“Disa projekte të reja do të realizohen si rezultat i proceseve buxhetore pjesëmarrëse, ku qytetarët avokojnë për prioritetet e tyre me përfaqësuesit lokal.  Qytetarët dhe komuna janë për partneritet për plotësimin e nevojave”, thuhet në njoftimin e komunës.

Inkurajohen qytetarêt që të kenê rolë të rëndësishëm dhe të vendosin se si të shpenzohen paratë publike për projekte  dhe shërbime në lagjet e fshatrat e tyre.

Për propozimin e projekteve  nga ana e qytetarëve për investime në komuna po bëhet plani për pilotimin e buxhetit me pjesëmarrje.

Së shpejti do të nisin konsultimet me këshillat e fshatrave për realizimin e projekteve sipas kërkesave të banorëve, thuhet në fund të njofitmit.  /2LONLINE/