DYLON

Së shpejti fshatrat e Gjilanit do t’i kenë Këshillat e tyre

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Fshatrat e Komunës së Gjilanit shumë shpejt që do të bëhen me Këshilla të tyre, në mënyrë që t’i përcjellin problemet e qytetarëve tek Zyra e Kryetarit të Komunës.

Për këtë temë është biseduar sot mes kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtoreshës së organizatës joqeveritare “Agro’Eko” Shahadije Rexhepi, ku kjo e fundit tha se qëllimi i këtij projekti, që mbështetet nga Ambasada Amerikane, është që të krijojë një mjedis më demokratik meqë qytetarët do të participojnë drejtpërdrejt në procesin e vendim-marrjes.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka falënderuar Ambasadën Amerikane dhe OJQ-në “Agro’Eko” për këtë iniciativë, duke thënë se ky ka qenë objektiv i kahershëm i tij për të dekoncentruar pushtetin në fshatra e lokalitete. Ai tha se ky projekt do ta ketë edhe përkrahjen e Komunës së Gjilanit.

Po ashtu, ky projekt do të mbështesë Komunës e Gjilanit për të zbatuar rregulloren e saj për organizimin e bashkëpunimit me fshatrat, vendet dhe lagjet urbane. Në këtë projekt do të përfshihen edhe të rinjtë dhe femrat.

Formimi i Këshillave nëpër fshatrat dhe lokalitetet e Komunës së Gjilanit, ka qenë premtim kryetarit Haziri në fushatën elektorale, i cili do të realizohet së shpejti. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.