(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani k pritur në një takim Kryetarin dhe Sekretarin e BI të komunës së Kamenicës,hoxhë Eshtref Cakolli dhe Milaim Behlulin.
Takimi kishte të bënte me informimin e kryetarit, se BI, se së shpejti do të filloj me ndërtimin e objektit të administratës së kësaj bashkësie, pasi që i kanë siguruar mjetet financiare.
Kuvendi i kaluar ia ka ndarë një parcelë për shfrytëzim për nevojat e kësaj bashkësie. Kryetari Sinani , kërkoi që të vërtetohet procedurat, se a është ndërtimi i atij objekti në kundërshtim me planin urbanistik të qytetit.
Sipas sekretarit të BI Milaim Behluli edhe njëherë e kanë vërtetuar dokumentacionin në drejtoritë përkatëse,ku gjithçka kishte qenë në rregull dhe së shpejti do t’ia fillojnë realizimit të projektit. /2lonline/