DYLON

Së shpejti bëhet shpërndarja përmes ajrit e vaksinave kundër tërbimit të kafshëve të egra

Së shpejti bëhet shpërndarja përmes ajrit e vaksinave kundër tërbimit të kafshëve të egra
Avatar photo Redaksia

Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë qytetarët se gjatë ditëve në vijim në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit.

Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës.

Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet në procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.