DYLON

S’e përjashton përdorimin e forcës në veri

Avatar photo Redaksia

Përdorimi i forcës, nuk duhet të përjashtohet nga institucionet e shtetit për shtrirjen e sundimit të ligjit në veri të vendit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në intervistën për televizionin Rrokum thotë se pjesa veriore e Kosovës duhet të trajtohet në mënyrë më të veçantë, pas neglizhimit që i është bërë për 15 vjet.

EkoHigjiena

Por, Konjufca mendon se sundimi i ligjit në veri është i pamundshëm pa përdorimin e forcës. Sipas tij, në pjesën veriore të vendit ka pasë suspendim të ligjit dhe të shtetit të Kosovës, ndaj shteti duhet t’ia kthejë goditjen atyre që e sulmojnë ligjin.

Mentalitetin e Qeverisë së kaluar Konjufca e vlerëson si mentalitet anti-shtetëror.

Vetëvendosje, në rast se bahet pjesë e Qeverisë, e ka një plan qysh me i largu barrikadat: shumë shpejt e shumë lehtë. Ndërsa, pozicionimin e palës së Kosovës, karshi palës serbe lidhur me barrikadave, Konjufca e quan pozicionim të mjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.