DYLON

Së paku edhe dy muaj kohë për formimin e Qeverisë

Avatar photo Redaksia

Pavarësisht se zgjedhjet janë certifikuar më 4 korrik dhe seanca e parë e Kuvendit është mbajtur më 17 korrik, partitë politike kanë kohë edhe së paku dy muaj për të formuar Qeverinë. Kjo pasi Kushtetuta e Kosovës u jep kohë partive politike të formojnë Qeverinë më së largu 60 ditë prej momentit kur Presidentja nominon mandatarin për formimin e Qeverisë.

E, nominimi i mandatarit të Qeverisë pritet të ndodh tek pasi të votohet Kryetari i ri i Parlamentit.

EkoHigjiena

Në këtë situatë, Presidentja përsëri pritet të caktojë datën e seancës konstituive pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila anuloi vendimin për zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryetar të Kuvendit, transmeton express.

Sidoqoftë, Kushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë nëse duhet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës nëse nuk votohet Kryeparlamentari.

Kështu, Kushtetuta përcakton se shpërndarja e Parlamentit ndodh nëse nuk formohet Qeveria dy muaj pasi Presidentja të ketë caktuar mandatarin.

Ja çka shkruan Kushtetuta e Kosovës sa i përket shpërndarjes së Kuvendit:

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]

1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:

(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;

(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;

(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.