DYLON

Së paku 67 gazetarë janë vrarë në vitin 2015

Avatar photo Redaksia

Së paku 67 gazetarë janë vrarë në vitin 2015, derisa kanë qenë duke kryer punën e tyre. Organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij, me seli në Paris, ka bërë të ditur se ka dokumentuar 67 vrasje të gazetarëve, duke vënë në pah se shumica e tyre janë sulmuar në vende gjoja paqësore.

Dyzetetre gazetarë të tjerë kanë vdekur në rrethana të paqarta, kanë shtuar Reporterët pa Kufij.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, ka thënë se ka dokumentuar 69 vrasje.

Sipas grupit të njëjtë, 29 gazetarë janë vrarë nga grupet militante islamike.

Të vrarët nga grupet ekstremiste këtë vit përfshijnë edhe tetë gazetarët e vrarë në një sulm në Paris në muajin janar, në zyrën e revistës satirike Charle Hebdo, e cika ka publikuar karikatura të Profetit Muhamed.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.