Se lufta sjellë dobi! veç tek ne ndodh
/2L ONLINE/ – Këtë që do ta anlizojm e gjejmë vetëm nëpër libra tona edhe disa libra të shtetëve që ende janë nën regjimin diktatorial dhe komunist, ndërsa ne që pretendojmë të futemi në Evropë si duket larg jemi ndërsa gojën e kemi plot demokraci e aleanca veriatlantike, kurrësesi jugatlantike e kështu me radhë, për më shumë ti analizojmë këto libra si: Biologjia për klasën 12 Gjimnazi i shkencave të natyres faqe 200-201, Biologjia 12 Gjimnazi i përgjithshëm dhe matematikë, informatikë faqe 152-153, Biologjia 8 për shkollën e mesme të ultë faqe 126-129.
Neo-Darvinismi, të cilin ne do ta marrim si përfaqësuesin kryesor të teorisë së evolucionit, thotë se jeta ka evoluar nëpërmjet dy mekanizmave natyrorë: “seleksionimit natyror” dhe “mutacioneve”. Kur bën një studim të mëtejshëm në këtë teori, arrin në përfundimin se mekanizma të tillë nuk gjenden në natyrë, sepse as seleksionimi natyror as mutacionet nuk patën asnjë kontribut në evoluimin e specieve nga njëra-tjetra, ne kësaj radhe kemi analizuar seleksionimin natyror dhe luftën për ekzistencë.
Ku ndër të tjera në këto libra gjenë shembuj të ndryshëm që mundohen ta shpjegojnë dhe ta arsyetojnë seleksionimin natyror, për fillim ta analizojmë shembullin kur thuhet për insektet që kanë jetuar në ujdhesa, ato i kanë bartur erërat e mëdha dhe janë zhdukur për një kohë deri kur janë paraqitur insektet pa krahë. Ta analizojmë këtë, si duket edhe këtë iniciale të vogël sipas evolucionistëve, e që në realitet është mrekullia e gjithë vazhdimit të jetës e harruan evolucionistet, po si është e mundur që në atë kohë të mbijetojnë bimët të cilat polenizoheshin me insekte? Gjithmonë duke ju referuar këtyre librave të cekur më lartë vazhdon drama e kalimit të insekteve pa krahë nga ishujt duke kaluar nëpër të gjitha kontinentet e botës, atëherë vjen ndalesa e dytë si kaluan kontinentet duke e ditur se insektet që nuk kanë krahë nuk fluturojnë?
Darvini qe i pari person që hodhi tezën seleksionimi natyror që ky proces kishte aftësi t’i bënte speciet të evoluonin e më pas ngriti të gjithë teorinë e tij mbi këtë bazë. Emri që ai i vuri librit tregon se seleksionimi natyror ishte baza e teorisë së Darvinit: Origjina e llojeve me anë të seleksionimit natyror. Por kanë kaluar vite të tëra që nga koha e Darvinit këta të vetëquajtur shkencëtar evolucionist s’kanë pasur as provën më të vogël që të tregojë se seleksionimi natyror bëri që gjallesat të evoluonin, këtë e thotë edhe Colin Patterson, kryepaleontolog në Muzeun e Historisë së Natyrës, në Angli dhe një evolucionist i shquar: Asnjë nuk ka prodhuar ndonjë herë një specie me anë të mekanizmit të seleksionimit natyror, bile as që i janë afruar asaj, kur dihet se shumica e argumenteve të neo-Darvinizmit kanë lidhje me këtë çështje.
Në realitet seleksionimi natyror bën që ato gjallesa nëse janë më të afta për të përballuar kushtet e jetesës mund t’ia dalin të lënë pasardhës që do të mbijetojnë, ndërsa ato që janë të paafta do të zhduken. Marrim shembull e një tufe bizonësh, të cilët kërcënohen nga kafshët e egra e edhe nga njeriu, sigurisht ata individë të tufës që mund të vrapojnë më shpejt do të mbijetojnë. Edhe nëse ky proces do të zgjas me miljona vjetësh nuk ka për t’i transformuar këta bizonë në një lloj kafshe tjetër. Bizoni ka për të mbetur gjithmonë bizon.
Se evolucioni s’ka kontribuar kurrë në kompleksitetin e shtazëve janë shembujt e mekanizmit të informacionit gjenetik të një specie. Pra nuk mund të transformojë një specie në një tjetër; një sfungjer deti në peshk, peshkun në bretkosë, bretkosën në zvarranik, zvarranikun në një zog etj, e që dihet botërisht se ku përfundojnë.
Një pjesë tjetër që do të analizojmë nga këto libra është për bimët e shkretëtirës, sipas kësaj pjese thuhet se gjethet u transferuan në ferra e që më pastaj të mbijetojnë duke mos u avulluar shumë, po çka do i themi natyrës që te ne kemi edhe bimë që mbajnë ferra, a mos vallë jemi në shkretëtirë apo me anë të seleksionimit natyror pritet që edhe tjerat të transformohen në bimë tjera. Kohëve të fundit në vendet e botës së zhvilluar është avancuar shkenca dhe se është ardhur në përfundim se bimët nuk mund ti tjetërsojmë apo thënë ndryshe edhe për shtazët ujku mbetët ujk, zebra mbetët zebër nuk transformohet në kali që ne e njohim.
E nëse evolucionistët pretendojnë që seleksionimi artificial sjell soje të reja prap kemi shembuj tjerë që e thuan të kundërtën; p.sh. nëse arrin të frytnohen një gomar me një pelë atëherë del një i quajtur mushk, por gjithmonë duke mos harruar se mushku është steril nuk mundët të lenë pasardhës etj.
Metodë tjetër që evolucionistët përdorin është paraqitja e seleksionimit natyror si dizajnues i ndërgjegjshëm. Seleksionimi natyror nuk ka vetëdije, nuk zotëron aftësinë për të dalluar se cila është e mirë dhe cila është e keqe për gjallesat. Si rezultat, seleksionimi natyror nuk mund të shpjegojë paraqitjen e organeve dhe sistemeve biologjike që kanë karakteristikën e “kompleksitetit që nuk mund të reduktohet”. Këto organe dhe sisteme duhet që pa tjetër të bashkëpunojnë me një numër të madh pjesësh, e nëse vetëm një prej këtyre pjesëve mungon apo dëmtohet, i gjithë organi apo sistemi nuk funksionon (p.sh. veshi i njeriut nuk punon po nuk punuan të gjitha pjesët e tij). Sipas evolucionit kjo i bije që vullnetarisht bashkohen të gjitha organët dhe sistemet e organeve dhe së bashku shikojnë në të ardhmën me synimin që të sjellin dobinë pë vetvete në fazën e fundit. Meqenëse seleksionimi natyror nuk ka vetëdije ai nuk mund të realizojë gjëra të tilla. Ky fakt, të cilin e kanë harruar evolucionistët i cili hedh poshtë bazat e teorisë së evolucionit e ka shqetësuar edhe vet Darvinin ndër të tjera thotë: “N.q.s. do të demonstrohej se një organ kompleks nuk mund të jetë formuar nga modifikime të vogla, të njëpasnjëshme e të shumta atëherë teoria ime absolutisht do të shkatërrohej.”
Seleksionimi natyror nuk mund të prodhojë specie të reja, kode të reja gjenetike apo organe, por ai seleksionon dhe eliminon vetëm individët e dobët, të sëmurë e të paaftë të një specieje. Pra nuk mund t’i evoluojë gjërat. Darvini e pranonte këtë realitet duke thënë: “Seleksionimi natyror nuk mund të bëjë asgjë derisa ndryshime të favorshme të ndodhin.”
Autori është magjistër i Biologjisë
