DYLON

Së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen e sportit në Gjilan

Së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen e sportit në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen e sportit në Gjilan

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Takim fantastik me sportistët të qytetit,

Së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Fatos Ramadanin, Driton Nuhiun, Gresa Avdiun, Isa Muslijin dhe Gentrit Murselin, takuam sportistët e qytetit tonë.

Ajo çka pashë nga afër ishte emocioni, vendosmëria, por edhe zhgënjimi për shkak të institucioneve lokale që i kanë lënë pas dore.

Disa klube janë mbyllur, stadiumi nuk ka përfunduar, Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta” dhe Palestra në Zhegër janë jofunksionale, ndërsa pushteti aktual i ka lënë krejtësisht pa hapësira për stërvitje dhe pa mbështetje financiare.

Sportistët e qytetit janë shumë të talentuar, por nuk po kanë kushte e mundësi të zhvillohen dhe të arrijnë ëndrrat e veta.

Sportistët tanë kërkojnë vetëm kushte normale, mbështetje financiare të drejtë dhe më shumë respekt për përkushtimin e tyre.

Ne ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin që na dhatë dhe ju premtojmë se me qeverisjen tonë do të kaloni në një epokë të re zhvillimi e përparimi.

Stadiumi dhe sallat sportive do të përfundojnë menjëherë dhe sportistët do të kenë mundësi të zhvillohen dhe sporti i Gjilanit do të rikthehet në kryeqytet të sportit dhe kulturës në nivel Republike.

Së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen e sportit në Gjilan, dhe do të jemi pranë jush në çdo hap, e në çdo çast.

Sporti është krenaria jonë dhe me bashkëpunimin tonë, Gjilani do të shkëlqejë si kurrë më parë në këtë fushë me prioritet!

Faleminderit shumë për përkrahjen!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.