(2L ONLINE) – Sinqerisht me shpirt më dhimbset ky popull, nuk di pse më përcjellë gjatë gjithë kohës ajo ndenja kur isha kandidate për deputete dhe sa herë me jepej fjala të flisja para qytetarëve, në radhë të parë kur shihja gjithë atë elektorat, gjithë ata qytetarë dhe kur i shikoja fytyrat, sytë e tyre, nuk e dija se si me vinte një flakë nga brenda. Të shkretit, sa shumë që shpresonin, ca edhe i linin punët e tyre për t’i përcjellë programet me shpresë se ndonjëri do ti përmbushte kërkesat e tyre.
Shkruan: Merita HYSENI
Me këdo që flisja ishin shumë optimist e unë me shumë kënaqësi i dëgjoja hallet e tyre mirëpo ata nuk e dinin që mua shpirti më rënkonte kur i dëgjonin mijëra gënjeshtra, e për gjithë ata miq që me pyesnin se Merita ku e gjen gjithë këtë energji dhe vullnet, po ua them miq të dashur, pikërisht energjia dhe vullneti ime kanë buruar nga shpresa e popullit tim që dëgjonin me aq shumë vëmendje fjalimet pafund. Më besoni aty ishte motivi im aty ishte forca ime, jeni arsyeja më e fortë për mua që të vazhdoj tutje. Më besoni nuk më Intereson për asnjë sfidë që më del përpara, më i madh se Zoti nuk është asnjë. Unë e kam Zotin.
Të dashur miq, Kosova është e të gjithëve dhe jo vetëm e liderëve, andaj vetëm një lutje e kam për rininë, të mos infektohen nga këto gjëra negative mos lejoni që e vetmja pasuri ose e vetmja lule që ka Kosova të vyshket edhe kjo ‘jemi ne’ shpresa e vetme e pastër si loti për Kosovën dhe për popullin e përvuajtur dhe të pafajshëm.
Ma keq se të ndodh tek njeriu një e keqe, është ndjenja e të priturit të ndodhisë. Pritja e rëndon jetën. Paramendoni që bini të flini me ndjenjën e dhimbjes së dhëmbit. Çka ndodh? Mezi prisni që të zbardh dita dhe të lajmëroheni te mjeku për shërim. Hapni dyert e ordinancës dhe …përnjëherë dhimbja ndalet. Si të veprohet? Të ulemi në karrige dhe të durojmë tmerret e “burgisë” së mjekut apo të shkojmë në shtëpi…dhe pas një kahe të presim të paraqitet dhimbja. Kuptohet se vetë pritja e rëndon situatën sepse nuk e din se kur do të përjetosh sërish një natë të pa gjumë.
Kaluan mbi tre muaj, kur një numër nga ne premtuam, po çka nuk premtuam se… Premtuam se nuk do të ketë bark të uritur, s’do të ketë njeri të pa punë, s’do të ketë pritje, s’do të mungoj buzëqeshja në Kosovë….Ku jemi?
Të kthehemi sërish te pritja. Cirku i ngërçit politik që po ndodh në Kosovë mendoj se as fëmijët në çerdhe nuk i lenë indeferent. Pothuaj jeta është paralizuar dhe mendoj se asnjë pore e jetës nuk është në binarë të normales. Pse vonohemi në këtë mënyrë në krijimin e jetës politike në Kosovë. A dimë vetë të formojmë organet tona pa tutor dhe pa ndihmë të miqve nga jashtë, të cilët për shumë gjëra “VALLA NA KAN NIMUE…‘
Mendoj se në emër të gjeneratës së re, të cilës i takoj, kam të drejtë të shpreh revoltën time dhe përfundimisht të them BOLL MA. Nuk e kam deleguar askund të drejtën time që të mbetem në vegime të kohës. Nuk duhet që pritja të më venitë dhe të më thajë trurin tim. Dua shtetin dhe popullin tim. Nuk kam kohë për pritje unë që jam në lule të rinisë. Po për një pjesë nga ju që mbani krryle që të qarkulloni me këmbët tuaja, athua keni kohë në tepricë… Të bashkojmë zërin dhe forcën. Unë nuk dua të pres. Të gjithë ata që mendojnë ndryshe, le të kuptojë se unë do të kërkoj llogari ,ngase NUK DUA TË PRES. /2L ONLINE/
(autorja ishte kandidate re AKR-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e fundit nacionale)