DYLON

Scolari: Jam fajtor për katastrofën

Avatar photo Redaksia

Trajneri i kombëtares së Brazilit Luiz Felipe Scolari, pas Humbjes së thellë të brazilit nga gjermania në konferencën për shtyp, pranoi se është ai dhe vetëm ai përgjegjësi për atë që Brazili mori nga Gjermania në Estadio Mineirao.

“Gjermanët kishin aftësinë për të shënuar në mënyrë fantastike 4 gola brenda 6 minutash, ndërsa ne u stakuam që në golin e parë. Nuk kishim opsione për të reaguar. Kërkoj falje për rezultatin. Nuk arritëm dot deri në finale, por do të vazhdojmë të punojmë për vendin e tretë. E vlerësoj mbështetjen e të gjithë tifozëve, të cilët vazhduan t’i jepnin zemër skuadrës, edhe pse po humbisnim me 5 apo 6 gola të pësuar”.

EkoHigjiena

Sipas tij, kjo humbje e thellë nga gjermanët do të analizohet mirë para ndeshjes për vendin e tretë.

Pavarësisht autokritikës, Scolari e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet, por do të vazhdojë projektin e nisur drejt Botërorit tjetër, Rusi 2018.

“Ky grup po ecën drejt Botërorit 2018. Nga 23 lojtarë, besoj se 14 apo 15 do të jenë në Rusi. Eshtë një humbje e shëmtuar, e tmerrshme, por jemi në drejtimin e duhur për të ardhmen. Deri të Shtunën do të shikojmë se çfarë mund të përmirësojmë. Jeta vazhdon”.