Schumacher në gjendje kritike, lufton për jetë
Ish-kampioni i botës së Formula 1, pas aksidentit të pësuar me ski, i është nënshtruar një operacioni të dytë, pas lëndimeve të marra në kokë. Jeta e tij vazhdon të jetë kritike ndërsa, mjekët e kanë vendosur atë në koma artificiale për 48 orë. Sipas mjekëve, Schumacher ka dëmtuar një pjesë të trurit të tij, dhe si pasoj e derdhje të gjakut i është nënshtruar operacionit.
Pa helmet vështirë se do të mund ti mbijetonte goditjes nga aksidenti i pësuar me ski, kanë deklaruar mjekët, derisa skijonte në Meribel të Alpeve Franceze, së bashku me djalin e tij.
Ende nuk dihen se cilat do të jenë pasojat e 7 herë kampionit të botës, të marra nga ky aksident. Po ashtu mjekët nuk kanë dashur të flasin rreth shanseve të mbijetesë së tij./2lonline/
