DYLON

SC Gjilani zyrtarizon futbollistin Arbër Potoku

SC Gjilani zyrtarizon futbollistin Arbër Potoku
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Arbër Potoku, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqe e bardh.

Mbrojtësi me përvojë ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028, duke u bërë një prej përforcimeve të rëndësishme për objektivat e skuadrës në sezonet e ardhshme.

EkoHigjiena

Në njoftim thuhet se Potoku sjell me vete eksperiencë, karakter fitues dhe cilësi të dëshmuara në repartin defensiv, vlera që do t’i shërbejnë ekipit në rrugëtimin drejt synimeve tona.

SC Gjilani i uron Arbër Potokut mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqe e bardh. “Jemi të bindur se, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, do të japë një kontribut të rëndësishëm për Sport Club Gjilani”, thuhet në fund të njoftimit të skuadrës “kuq e bardh”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.