DYLON

SC Gjilani vazhdon me fitore, mundi Trepçën ’89

SC Gjilani vazhdon me fitore, mundi Trepçën ’89
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Gjilanit ka shënuar edhe fitoren e dytë në stinorin pranveror, pasi  që sfidën kundër Trepçës ’89,  e përmbylli në favor të saj,

Ishte një fitore minimale (1-0), por e rëndësishme për tri pikë të reja, në këtë ballafaqim që u luajte në kuadër të javës së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Golashënues Albert Dabiqaj në minutën e 76-të të takimit.

EkoHigjiena

Gjilanasit, pas dy barazimeve  dhe një fitoreje në këtë stinor, regjistruan edhe fitoren e dytë, me çka arkëtuan edhe tri pikë, për tu betonuar edhe më shumë për pozitën e tretë, pozitë për Europë. pasi tani kanë 35 pikë, pesë më shumë se vendi i katërt.

Ndërkohë, skuadra tjetër gjianase e elitës së futbollit kosovar, FC Drita, ndonëse pretenduese e titullit të kampionit, të shtunën ishte “befasuar” nga skuadra e fundit të tabelës, (Ferizaj – Drita 2:1), duke u larguar ca hapa nga pretendimet e saja, por që për të mirën e saj edhe Balllkani, pretendenti tjetër për titull kampioni, sot ka barazuar dhe diferenca në favor të kësaj skuadre liderë e tabelës, karshi Dritës që po e ndjek pas, tani është vetëm 4 pikë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.