DYLON

SC Gjilani transferon në radhët e veta futbollistit Milazim Bajraktari

SC Gjilani transferon në radhët e veta futbollistit Milazim Bajraktari
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Milazim Bajraktari, i cili është bashkuar menjëherë me skuadrën në fazën përgatitore në Bansko të Bulgarisë.

Pas dakordësisë së arritur me KF Trepça ’89 për transferimin e kartonit të futbollistit, Bajraktari ka nënshkruar kontratë me Sport Club Gjilani, e vlefshme deri në verën e vitit 2029.

EkoHigjiena

Bajraktari i bashkohet projektit të klubit si një futbollist me potencial të madh dhe me ambicie për të dhënë kontributin e tij në realizimin e objektivave të skuadrës në sezonet e ardhshme.

“Sport Club Gjilani falënderon KF Trepça ’89 për bashkëpunimin korrekt gjatë realizimit të këtij transferimi dhe i uron Milazimit shumë suksese me fanellën kuqe e bardh”, thuhet në njoftimin e klubit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.