DYLON

SC Gjilani sot kërkon rezultatin e favorshëm për të kaluar tutje në rrethin tjetër

SC Gjilani sot kërkon rezultatin e favorshëm për të kaluar tutje në rrethin tjetër
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani sot do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj ekipit nga Letonia, FK Liepaja, ndeshje kjo e kthimit në kuadër të Ligës së Konferencës, që do të luhet në Daugava Stadium” – Liepaj.

Skuadra kuqebardhë e Gjilanit ka udhëtuar në Riga të Letonisë me avantazhin prej 1 me 0 (golashënues ishte Albert Dabiqaj), që e ka arritur në ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë dhe tani synon një rezultat pozitiv që do t’ia mundësojë kualifikimin tutje në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

EkoHigjiena

Lojtarët që drejtohen nga kryetrajneri Zekerija Ramadani, pritet t’i tregojnë cilësitë e tyre karshi kundërshtarit dhe të mbrojnë epërsinë dhe të  vazhdojnë tutje rrugëtimin në garat e futbollit evropian, përkatësisht në Ligën e Konferencës.

Ndeshja FK Liepaja – SC Gjilani luhen me fillim nga ora 16:00 me kohën tonë lokale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.